AKTUALITET, 4 Prill 2022, 18:22

Plagosja e dyfishtë/ Gjykata e Lezhës lë në burg kreun e njësisë administrative Kallmet dhe 41-vjeçarin me të cilin u përplas me armë

Plagosja e dyfishtë/ Gjykata e Lezhës lë në burg kreun e

Gjykata e Lezhës ka dhënë masën “arrest në burg” për kreun e njësisë administrative Kallmet, Besnik Simoni dhe 41-vjeçarin Altin Marku.

Mësohet se seanca u zhvillua në spitalin e Traumës në Tiranë ku po marrin mjekim, për shkak të plagëve të marra nga përplasja me armë në fshatin Kallmet.

Gjyqtari Artan Hajredinaj, pranoi kërkesën e Prokurorit, Françesk Ganaj që ata të qëndrojnë në burg. Kujtojmë se ngjarja ka ndodhur me datë 1 prill2022 në Kallmet të Lezhës, ku kreu i Njësisë Administrative Kallmet dhe një 41-vjeçar janë konfliktuar mes tyre.

Si pasojë e këtij konflikti me armë zjarri mbeti i plagosur kryetari i Njësisë Administrative Kallmet, shtetasi Besnik Simoni.

Gjithashtu edhe 41-vjeçari Altin Marku ka mbetur i plagosur me armë zjarri.