AKTUALITET, 3 Korrik 2023, 19:58

Bill Clinton mban fjalën e tij: Jam i emocionuar, do ta ruaj si thesar këtë moment

Bill Clinton mban fjalën e tij: Jam i emocionuar, do ta ruaj si thesar

 

Gjatë fjalës së tij në ceremoninë e mikpritjes së tij në Tiranë, ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton u shpreh se kishte mbetur pa fjalë pas ceremonisë, ndërsa u shpreh falënderues dhe se do e ruante këtë moment gjithë jetën “si një thesar”.

Ish-Presidenti deklaroi se gjithmonë ka dashur të vizitojë Shqipërinë, ndërsa zbuloi se pyeste bashkëshorten e tij Hillary, e cila ka vizituar vendin më parë se si ishte këtu.

Clinton shtoi se edhe pse nuk luan asnjë rol politik zyrtar në SHBA, ai mund të shprehej se vendi i tij është i angazhuar për lirinë dhe integritetin e Shqipërisë.