AKTUALITET, 3 Korrik 2023, 20:07

Bill Clinton flet për tensionet në Veri: Duhet t’i jepet fund kësaj marrëzie!

Bill Clinton flet për tensionet në Veri: Duhet t’i jepet fund

 

Ish-presidenti Bill Clinton ka folur për situatën në Veri të Kosovës. Ai tha se tha se tensionit mes Kosovës dhe Serbisë duhet t’i jepet fund.

“Ka një mosmarrëveshje që po ndodh në Kosovë që do doja mos të ndodhte, nuk është më vendimi im por kosovarët i krijuan ato katër qyteza në të mirë të serbëve për t’u dhënë katër kryebashkiakë më tepër... mendoj se është e lehtë për shqiptarët në shumicë që të përpiqen të përfitojnë nga momenti, për të paraqitur argumentin, por duhet ta ndalim këtë marrëzi.

 Çfarë çështje e madhe politike mund të avancohet duke pasur tension. Ka njerëz që jetojnë aty dhe qytetarëve kanë nevojë t’u thuhet se ju duhet të votoni. Shqipëria është në gjendje t’i tregojë botës sesi duket një e ardhme gjithëpërfshirëse.  Nuk dua të nënvlerësoni fuqinë e shembullit tuaj”, u shpreh ai.