AKTUALITET, 12 Tetor 2023, 16:33

Ngjarje e rëndë në Shkodër, shkëputet masivi i dheut dhe zë poshtë ekskavatorin, humb jetën drejtuesi 56-vjeçar

Ngjarje e rëndë në Shkodër, shkëputet masivi i dheut

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Prekal të Shkodrës.

Policia bën me dije se ndërkohë që po kryheshin punime në një aks rrugor në këtë fshat, është shkëputur nga lartësia, një masiv dheu që ka zënë poshtë ekskavatorin me drejtues shtetasin Z. P., 56, banues në fshatin Stajkë, Vau i Dejës.

 Si pasojë, 56-vjeçari ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.