AKTUALITET, 24 Dhjetor 2025, 10:36

U lënduan 3 policë/ Protesta e opozitës, sot njihen me masën e sigurisë 4 protestuesit e arrestuar! Deputetët e PD, para gjykatës

U lënduan 3 policë/ Protesta e opozitës, sot njihen me masën

Do të zhvillohet këtë të mërkurë seanca për konfirmimin e masave të sigurisë për 4 protestuesit e arrestuar të hënën në protestën e opozitës para kryeministrisë.

Përpara gjykatës së Tiranës në Dhomën Penale kanë shkuar edhe disa deputetë demokratë në mbështetje të tyre.

Të pranishëm janë Klevis Balliu, Flamur Noka, Bledjon Nallbati dhe avokati Marash Logu.

Policia njoftoi një ditë më parë se kishte vënë në pranga 4 protestues pasi hodhën molotov dhe kundërshtuan uniformayt blu, 7 të tjerë u proceduan penalisht. Po ashtu, policia tha se kishte nisur hetim edhe për Ervin  Minarollin, me detyrë sekretar organizativ i subjektit politik Partia Demokratike.

Nga protesta mbetën të lënduar tre punonjës policie, të cilët morën mjekim në spital.