AKTUALITET, 24 Dhjetor 2025, 09:59

"S'është rasti i parë”/ Avokati: Biznesmeni nuk u mor peng nga policia, por nga kriminelë të veshur me uniformë

"S'është rasti i parë”/ Avokati: Biznesmeni nuk u

Avokati Kujtim Ibraj deklaroi në studion e emisionit QUO VADIS në Vizion Plus se biznesmeni Gerond Meçe nuk u mor peng nga punonjës të Policisë së Shtetit.

Ai tha se personat që kanë rrëmbyer Meçen kanë qenë grupe kriminale, të maskuara me uniforma të BKH-së dhe SPAK-ut.

Ibraj shtoi se në Shqipëri janë marrë peng shumë biznesmenë dhe se rasti i Gerond Meçes nuk është i pari.

Pjesë nga biseda:

Ibraj: Nuk është rasti i vetëm, janë marrë peng gjithë ata biznesmenë.

Borakaj: Sa raste ke të bëra publike të biznesmenëve?

Xhixho: Të marrë nga Policia e Shtetit?

Ibraj: Jo, jo.

Xhixho: Flasim për ata që kanë rrëmbyer biznesmenë të veshur me BKH dhe SPAK.

Ibraj: Jo, kjo s’është e vërtetë. Nuk janë punonjës të Policisë së Shtetit, asnjë. Janë grupe kriminale që kanë veshur uniformën e Policisë së Shtetit. S’kanë lidhje me Policinë e Shtetit. Ja, do të dalin provat. Janë marrë nga grupe të tjera të veshura me uniformë.