AKTUALITET, 23 Shkurt 2026, 19:08

Berisha: Tirana ishte në duart e kryengritësve paqësorë, organizata kriminale e Ramës meriton shekuj burg dhe dënime

Berisha: Tirana ishte në duart e kryengritësve paqësorë,

Kreu i PD-së Sali Berisha foli sot në foltoren e radhës me demokratët përpara Kryeministrisë.

Kryedemokrati theksoi se protesta e 200 shkurti ishte kryengritja paqësore më e fuqishme që ka njohur vendi pas asaj të 20 shkurtit 1991.

Berisha shtoi se organizata kriminale e kryesuar nga Rama meriton shekuj e shekuj burg dhe dënime.

“Misionarë të pamposhtur të qëndresë ndaj një regjimi që vjedh varfëron poshtëron përzë nga Shqipëria, çdo orë çdo ditë qytetarët e këtij vendi. Nuk ka vendim më fisnik nuk ka ideal më të lartë se sa beteja kundër këtij regjimi që ka ngërthyer trupin e Shqipërisë. Kryengritja paqësore më e fuqishme që ka njohur Shqipëria pas 20 shkurtit 1991. Ishte dita e triumfit tuaj. Të guximit qytetarë, triumfit të përgjegjësisë së qytetarëve ndaj vendit dhe kombit. Tirana e tërë ishte në duart e qytetarëve, që tmerroi këtë klikë organizatë kriminale e kryesuar nga Edi Rama. Në krimet e saj meriton shekuj, shekuj, shekuj burg dhe dënime”, tha ai.