AKTUALITET, 16 Shkurt 2026, 13:02

Berisha: Të merren tabulatet e Ramës dhe familjarëve. Autoritetet kombëtare e ndërkombëtare të hetojnë presionin ndaj gjyqtarëve e telefonatat e bëra pas mesnatës

Berisha: Të merren tabulatet e Ramës dhe familjarëve. Autoritetet

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i ka bërë thirrje autoriteteve kombëtare dhe ndërkombëtare që të hetojnë presionet e kryeministrit Edi Rama ndaj gjykatësve të Gjykatës Kushtetuese.

Në konferencë me gazetarët, Berisha deklaroi se  hetimet duhet të bëhen me urgjencë, duke marrë tabulatet telefonike të Edi Ramës dhe familjarëve të tij.

Sipas Berishës, presionet ndaj gjyqtarëve për të pranuar ankimin e tij që heq pezullimin e Ballukut janë bërë edhe pas mesnate.

“Rama nuk heq dorë nga vjedhja. Është i gatshëm të vjedhë deri në palcë qytetarët shqiptarë. I bëj thirrje autoriteteve kombëtare dhe ndërkombëtarë të hetojnë  qëndrimin e tij kërcënues ndaj gjykatësve kushtetues, të hetohen telefonat e tij të bëra edhe pas mesnatë, kërcënimet e tmerrshme që i janë bërë gjykatësve që të votojnë për rrëzimin e anulimit.

Janë lehtësisht të gjëshme. Kërkoj hetimin me urgjencë marrjen e tabulateve të numrave të të gjithë familjes së tij, telefonatat e bërë pas mesnate e tregojnë atë një padrino. Një njeri që është i gatshëm të shkelë çdo ligj e rregull për të mbrojtur vjedhjet e tij”, tha Berisha.