AKTUALITET, 14 Nëntor 2025, 11:01

Berisha refuzoi dëshminë/ Grupi i PD, nuk tërhoqi fletëthirrjen e SPAK që u dërgua në Kuvend për 21 janarin

Berisha refuzoi dëshminë/ Grupi i PD, nuk tërhoqi

Burime pranë Kuvendit thonë  se fletëthirrja e SPAK drejtuar Sali Berishës i është përcjellë zyrës së grupit parlamentar të PD sapo ka mbërritur në protokoll, si çdo shkresë tjetër që vjen në emër të një deputeti.

Por grupi ka refuzuar të tërheqë fletëthirrjen dhe e ka kthyer pas në protokoll. 

Gjithashtu, grupi i PD është njoftuar me email nga Kuvendi për mbërritjen e kësaj shkrese. Kuvendi, nga ana e tij, ka njoftuar SPAK se kjo fletëthirrje nuk është tërhequr.