TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gazetari Xhevahir Zhabina, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, komentoi ekzekutimin e Gilmando Danit, i cili u qëllua për vdekje pranë aeroportit të Rinasit.
“Një nga treguesit më të rëndësishëm është bllokimi i armës gjatë ekzekutimit. Fakti që arma u bllokua tregon se nuk kemi të bëjmë me vrasës profesionistë.
Një ekzekutim i planifikuar mirë zakonisht parashikon municion dhe pajisje që funksionojnë pa probleme.
Megjithëse planifikimi i sulmit tregonte elementë profesionalizmi, pozicionim, kohë dhe vend, problemet teknike me armën dhe komponentët e tjerë të ekzekutimit lënë hapësirë për hipotezën se personat që kreu atentatin mund të mos kenë qenë të trajnuar mjaftueshëm ose mund të kenë pasur probleme logjistike në momentin e kryerjes së aktit”- tha Zhabina.