TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ylli Zalla, i shpallur në kërkim nga Policia, pasi iu gjet arsenal armësh në banesë. Nga e njëjta banesë dyshohet se ka dalë edhe mjeti i autorëve të atentatit mafioz në Rinas. Ylli Zallës iu gjetën në banesë 3 kallëpe tritol, 12 granata dore, 4 armë zjarri, 6 mijë fishekë, 5 bomba me telekomandë dhe mbi 2 kg kanabis.
Ylli Zalla nuk është një emër i panjohur për blutë. Ai ka rënë në pranga edhe në vitin 2014 për prodhim të bombave artizanale. Në ato kohë, Zalla dyshohej për lidhje me grupet terroriste të ISIS, që dërgonin shqiptarë për të luftuar në Siri.
Ai u arrestua, pasi Gjykata e Shkallës së Parë në Krujë kishte caktuar ndaj tij masën e arrestit me burg për "Prodhim e mbajtje pa leje e armëve luftarake” si dhe “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”. Nuk dihet nëse ai është dënuar për këtë çështje.
Në këto foto më poshtë mund të shihni edhe ndryshimin drastik të tij ndër vite. Në këto foto, ai shfaqej me mjekër dhe pozonte edhe me kallash në duar.
Ylli Zalla, që njihet si person problematik në Krujë, përsa i përket përplasjeve me pronarët e fabrikës së çimentos, trafikut të drogës apo dërgimit të xhihadistëve në Siri, u arrestua dje në fshatin Zallë, ku jetonte. Gjykata e Shkallës së Parë në Krujë kishte vendosur më 13 mars të 2014 masën e arrestit me burg, pasi ka kryer veprën penale "Prodhim e mbajtje pa leje e armëve luftarake”, si dhe “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.
Gjatë kontrolleve të njëpasnjëshme, nga viti 2011, blutë i kishin sekuestruar 166 kallëpe tritoli me nga 400 gramë secila, 10 mina kundratank, qindra fishekë, etj, teksa vijonin përplasjet me Artur Gabën, administatorin e fabrikës së çimentos në Fushë-Krujë, përsa u përket problemeve të pronësisë. Mesazhe kërcënuese me jetë mbërritën në adresë të administratorit Gaba dhe të drejtorit Carl Xhorxh me dërgues Zallën, ndërsa thuajse përditë ato zona u tronditën nga shpërthimet e tritolit, deri kur ngjarjet u acaruan së tepërmi.
Majin e vitit 2011, Gaba merr një mesazh nga Balla me tekstin e pandryshuar "hakmarrje për mashtrimin që na keni bërë fshatit Zalla dhe pronat tona. Nuk tallemi do e pagueni me kok Carl Xhorxh, Anuar Shadi Tur Gabo, me jetë do e shohim hakmarrje për drejsi loja ka filluar, hakmarrje për drejtësi e Carli”. Një vit më vonë, një shpërthim tritoli i telekomanduar trondit banorët e rrugës “Budi” në Tiranë, ku ndërrroi jetë Anuar Rizik, ekonomisti i fabrikës.
Edhe pas kësaj ngjarjeje, fabrika “zjente” nga shpërthimet me tritol, teksa banorët e fshatit Zallë shoqëroheshin në polici, pasi kishin shfaqur pakënaqësi rreth ndërtimit të fabrikës në tokën e tyre. Nga ana tjetër, policia dhe prokuroria kishin nisur të formulonin akuza dhe ta dërgonin në gjyq babain e 3 fëmijëve, për “mbajtje të municionit luftarak”, ndërsa në seancat pasuese Zalla shfaqte pendesë, teksa ekzaminimet e nxirrnin me probleme mendore.
ARMATIMI QE I'U KAP ZALLES:
7 fishekë, model 54, kalibri 7.62 mm
3 kallëpe eksploziv, 40 cm
Një arkë boshe për mbajtjen e municioneve
Lëndë e bardhë e kokrrizuar, rreth 2 kg nitrat amoni
20 arka llamarine me fishekë luftarakë
Disa arka municionesh te boshatisura
10 mina kundratank MKT|
720 fishekë e 7 pako me nga 20 fishekë secila
166 kallëpe tritoli, ku një kallëp është 400 gr
6 rrathë me fitil zjarrpërcjellës
16 pako cilindrike (tritol), “Nobelex”
2 predha granathedhëse
21 cope kuti me shkrehës dhe ndezëz
10 krehëra pushke, me nga 20 fishekë
40 fishekë model 56, kalibër 7,62 mm
3 karikatorë automatiku me nga 30 fishekë
96 kapsolla detonatore
Në një nga akuzat e prokurorisë për të thuhet se “Sipas aktit të ekspertimit tekniko-xhenier Nr.54 datë 27.07.2011 rezulton se lënda objekt ekspertimi e futur në 8 pako është lëndë plasëse plastike, në gjendje të rregullt teknike, shpërthen nga kapsolla detonatore, mund të përdoret edhe për përgatitjen e ngarkesave me lëndë plasëse për shkatërrimin e objekteve të ndryshme”. Ndërkaq, mbetet për t’u sqaruar pozicioni i Zallës në trafik droge apo dërgimin e muxhahedinëve në Siri.


