AKTUALITET, 13 Nëntor 2025, 23:44

Valon Ademit iu kaluan 47 % e aksioneve të Aeroportit të Vlorës? Avokati: Kontrata është e paligjshme, Behgjet Pacolli nuk mund të shesë aksione

Valon Ademit iu kaluan 47 % e aksioneve të Aeroportit të Vlorës?

Avokati Ili Gërdupi, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, duke komentuar përplasjen mes kompanisë Mabco dhe asaj 2A Group, aksionere të koncesionit të Aeroportit të Vlorë, hodhi poshtë çdo mundësi që kompania e Pacollit, t’i ketë kaluar 47 për qind të aksioneve te kompania e drejtuar nga Valon Ademi, sepse të drejtën për këtë firmë nuk e ka Behgjet Pacolli, por vëllai i tij, Emin Pacolli.

Biseda     

Ili Gërdupi: Ne jemi në gjyq civil për sigurimin e padisë që është bërë nga Gjykata e shkallës së parë dhe ndërkohë është ngritur padi për termat në sigurimin e padisë që nuk tregojnë të vërtetën. Ka 3 kontrata të nënshkruara në harkun kohor të viteve 2022-2024-2025 të cilat janë nënshkruar nga ish-administratori i kompanisë VIA, Valon Lluka me zotin Valon Ademi. Këto kontrata janë në thelb kalim kuotash që “Mabco Construksion” te 2A Group dhe këto kontata janë kaluar me një akt përfaqësimi, prokurorë noteriale, e nënshkruar supozohet nga z. Pacolli. Për lehtësi po e marr të mirëqenë se kjo prokurorë është nënshkruar. Z. Pacolli nuk ka të drejtë të nënshkruajë për Mabco. Të njëjtin ekstrakt, atë tregtar, nga 2010 tregohet se z. Pacolli nuk ka asnjë të drejtë nënshkrimi për Mabco-n. Ai nuk mund të shesë aksione për të cilat nuk ka të drejtën t’i shesë. Aksionet nuk janë të Pacollit, por të Mabco-s dhe për të përfaqësuar Mabcon duhet të nënshkruajë Emin Pacolli.

Ylli Rakipi: Pra avokat ju keni bërë padi për?

Ili Gërdupi: Për mashtrimin që është krijuar në lidhje me një kontratë që nuk është e rregullt, është nënshkruar pa përfaqësim, është e paligjshme dhe duhet hedhur poshtë, sepse nuk ka në asnjë moment një dakordësi nga ana e zotit Pacolli. Nuk ka në asnjë moment një dakordësi nga zoti Pacolli për të kaluar 47 për qind të kuotave ndaj ortakut tjetër 2A Group të përfaqësuar nga Valon Ademi. Ka një deklaratë të zotit Pacolli, që në përfundim të punimeve të aeroportit, ne të bëjmë një auditim nga një shoqëri ndërkombëtare të të gjithë kontributeve reale nga të dy ortakët, jo duke u bazuar te 98 dhe 2 për qind. Nëse 2A Group ka investuar më shumë se 2 përqindshi i saj në raport me investimin total, ky investim të kthehet në kuota.