AKTUALITET, 14 Nëntor 2025, 00:10

"Kanë marrë llokmën!"/ Konflikti për aeroportin e Vlorës, Tomorri: Mund të jetë një lojë e dakordësuar...

"Kanë marrë llokmën!"/ Konflikti për aeroportin e

Klodian Tomorri, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, duke folur për të ardhmen e Aeroportit të Vlorës, u shpreh se shteti duhet të ndërhyjë për të mbrojtur interesin publik, sepse ky koncesion rrezikon të përfundojë si ish-kompania e naftës dikur, ARMO, ose ky konflikt mund të jetë një lojë e dakordësuar mes palëve për të fituar në arbitrazh. 

“Kushti i vetëm që çon në prishjen e çdo kontrate është në keqbesim dhe mashtrim. Këta e akuzojnë njëri-tjetrin pë mashtrim. Qeveria shqiptare ka të drejtën të ndërhyjë dhe të marrë koncesionin se koncesonari ka kaluar në mashtrim, skema që nuk ndodhin në një koncesion normal.

Aeroporti mund të përfundojë si ARMO dikur, që përfundoi nga një mashtrues të tjetri. Risku i dytë është që të merren këto kreditë dhe të lihet aeroporti atje siç është, si një aset që nuk ka vlerë. Risku tjetër është se e gjitha kjo mund të jetë një lojë për Arbitrazh, një lojë e dakordësuar se mos ndërhyn shteti dhe marrim ndonjë gjë në Arbitrazh.

Ky biznes tani e ekspozon aeroportin përballë shumë rreziqeve dhe shteti duhet të ndërhyjë dhe interesin publik nuk e mbron askush. Është marrë një llokmë dhe zihen për të marrë plaçkën”- tha Tomorri.