AKTUALITET, 14 Nëntor 2025, 09:30

Vendimi/ Ankimoi kontrollin e banesës nga SPAK, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e vëllait të Erion Veliajt

Vendimi/  Ankimoi kontrollin e banesës nga SPAK, Gjykata e Lartë

Gjykata e lartë rrezoi Arbër Veliajn vëllain e Erjon  Veliaj i cili bëri rekurs duke u ankuar për vendimin e kontrollit të banesës i kryer nga SPAK gjatë 2024.

Vendimi u dha në dhomë këshillimi nga Albana Boksi, Medi Bici dhe Sokol Binaj të cilët u shprehën se vendimi i Apelit të Posaçëm i datës 31 korrik 2025 duhet të qëndrojë në fuqi.

Kujtojmë që në dhjetor të vitit të kaluar, agjentët e BKH me urdhër të SPAK dhe vendim të GJKKO, zhvilluan kontrolle në banesën dhe zyrën e Arbër Veliajt në kuadër të hetimeve që Prokuroria e Posaçme po kryente për vëllain e tij Erion Veliaj.

Arbër Velaj kishte bërë ankim për këto kontrolle por më 31 korrik të këtij viti Apeli i GJKKO rrëzoi ankimimin e tij.

Vendimi, i marrë konfirmoi vendimin e shkallës së parë dhe i dha të drejtë institucioneve për të vijuar hetimet ndërsa Veliaj kishte ankimuar këtë vendim të Apelit në Gjykatën e Lartë. Edhe kjo e fundit e ka rrëzuar ankimin.