AKTUALITET, 24 Prill 2022, 23:40

Berisha reagon për triumfin e Macron: Fitore madhe, Le Pen raciste dhe albanofobe!

Berisha reagon për triumfin e Macron: Fitore  madhe, Le Pen raciste dhe

Ish-kryeministri Sali Berisha ka uruar Emanuel Macron për fitoren e zgjedhjeve presidenciale në Francë.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Berisha shprehet se rizgjedhja e Macron në krye të shtetit është një fitore për Francën dhe Europën, ndërsa e cilësoi rivalen e tij Marine Le Pen, si një ekstremiste pro Putin.

Postimi i Sali Berishës:

Rizgjedhja e Presidentit Makron, nje fitore per Francen dhe Europen!

Te dashur miq, ne zgjedhjet presidenciale te Frances presidenti Emanuel Macron u rizgjodh, mori mandat te dyte.

 Kjo ishte nje fitore e madhe per Francen dhe mbare Europen. Rivalja e tij Marine LePen ishte nje ekstremiste pro Putin por edhe raciste dhe albanofobe.

 Ndaj dhe ti urojme suksese Presidentit Macron ne te mire te Frances dhe Bashkimit Europian. sb