AKTUALITET, 11 Prill 2026, 20:37

Aksident rrugor në aksin Korçë – Bilisht, përplasen tre automjete, plagoset njëri prej drejtuesve

Aksident rrugor në aksin Korçë – Bilisht, përplasen

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Korçë–Bilisht, në afërsi të fshatit Kuç, ku fillimisht janë përplasur dy automjete, të cilave më pas kanë përplasur edhe një automjet tjetër.

Sipas informacioneve paraprake, si pasojë e përplasjes ka mbetur i lënduar njëri prej drejtuesve të automjeteve, i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga aksidenti raportohen edhe dëme të konsiderueshme materiale.

Ndërkohë, policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.