AKTUALITET, 17 Dhjetor 2025, 13:26

Berisha paralajmëron përjashtimin e Salianjit: Suel Çela, organizatori në hije i takimit në Elbasan! Kjo është vijë e kuqe për mua

Berisha paralajmëron përjashtimin e Salianjit: Suel Çela,

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se ka informacione se takimi i një ditë më parë i Ervin Salianjit në Elbasan është organizuar nga Suel Çela.

Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Berisha u shpreh se bashkëpunimi me krimin është vija e kuqe ndarëse për të.

“Që një anëtar i korruptuar i kryesisë dhe anëtar i këshillit kombëtar të organizojë me Suel Çelën, kriminelin më të rrezikshëm të Elbasanit, kreut të njërit prej karteleve të fuqishme në Evropë, takim, kjo është e papranueshme dhe kurrë nuk mund të kalojë”, tha Berisha.

Berisha thotë se asnjëherë nuk ka bërë kompromis me krimin dhe në ditët më të vështira në politikë, dhe se Salianji duhet të mbajë përgjegjësi për veprimet e veta. Berisha gjithashtu përshëndeti të gjithë anëtarët dhe drejtuesit e strukturave të PD në Elbasan që bojkotuan takimin e Salianjit.

Berisha: Në të gjithë karrierën time politike dhe në ditët më të vështira kurrë nuk bërë kompromis me krimin. Nëse e ndjek këtë betejë pavarësisht nga çmimi që  ka patur kam bindjen më të thellë se ka qenë dhe është veprimi më i drejtë.

Vija e kuqe e Sali Berishës është ndarëse bashkëpunimi me krimin. Që një anëtar i korruptuar i kryesisë dhe anëtar i këshillit kombëtar të organizojë me Suel Çelën, kriminelin më të rrezikshëm të Elbasanit, kreut të njërit prej karteleve të fuqishme në Evropë, takim, kjo është e papranueshme dhe kurrë nuk mund të kalojë.

Në këtë kontekst ai që ndërmerr një veprim të tillë ai tejkalon vijën e kuqe dhe është përgjegjës për veten e tij. Sa i takon takimit që thoni ju (Salianjit), kemi patur informacione, jo një por disa, të cilat pohojnë se Suel Çela ka qenë organizator në hije i takimit. Përshëndes strukturat e PD Elbasan që e bojkotuan me neveri një takim të tillë.