TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Shkalla e tretë e gjyqësorit nuk pranoi rekursin e ish efektivit të policisë Ludjan Zaimi, i cili kërkoi prishje të vendimit të dhënë nga Apeli i Posaçëm në 25 janar 2024.
Ai u shpall fajtor për veprën penale të “vrasjes me paramendim e punonjësit të Policisë së Shtetit.
Zaimi vrau me armë zjarri kolegun e tij Çaush Saliasi në 23 maj 2022 brenda ambienteve të komisariatit numër 3 në Tiranë pak para se dy oficerët e patrullës të përgjithshme të merrnin turnin.
Ngjarja ndodhi për shkak të bullizimit dhe konflikteve të vazhdueshme mes efektivëve. Zaimi në shkallën e parë u dënua me 35 vite burg për veprën penale “vrasje e punonjësve të policisë së shtetit”, por Apeli e rikualifikoi në vrasje me paramendim duke ulur 5 vite dënimin.
Ish efektivi nuk u pajtua me këtë vendim dhe iu drejtua me rekurs Gjykatës së Lartë.