AKTUALITET, 17 Dhjetor 2025, 11:26

Operacioni/ Goditet grupi që shiste armë në Tiranë, 2 në pranga dhe 1 në kërkim! Sekuestrohen 2 pistoleta e municion luftarak

Operacioni/ Goditet grupi që shiste armë në Tiranë, 2

Një grup kriminal që shiste armë në Tiranë është goditur nga blutë e kryeqytetit dhe 2 persona janë vënë në pranga, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.

Policia ka sekuestruar 2 armë zjarri pistoleta dhe municion luftarak, që dyshohet se do të shiteshin në Tiranë. Në pranga kanë rënë Bledar Jella dhe Xhemal Shehi.

Njoftimi i plotë

Finalizohet pas 3 muajsh hetime me metoda proaktive, operacioni policor i koduar “Members”.

Goditet një grup kriminal që shiste armë zjarri.

Nga hetimet janë identifikuar 3 pjesëtarë të këtij grupi. Vihen në pranga 2 prej tyre, shpallet në kërkim 1.

Sekuestrohen 2 armë zjarri pistoleta dhe municion luftarak, që dyshohet se do të shiteshin në Tiranë.

Si rezultat i hetimeve të kryera me metoda proaktive, gjatë 3 muajve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5, në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, është finalizuar operacioni i koduar “Members”. Në kuadër të këtij operacioni:

-u ndaluan shtetasit B. J., 29 vjeç dhe Xh. Sh., 60 vjeç, të dy banues në Kamëz, të cilëve Gjykata e Tiranës iu ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”;

-u shpall në kërkim S. C., 29 vjeç, banues në Kamëz.

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas ishin pjesëtarë të një grupi që shiste armë zjarri në Tiranë. Vijojnë hetimet, në drejtimin e Prokurorisë, për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në grup.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.