TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

E Ngarkuara me Punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Nancy VanHorn është takuar këtë të mërkurë me kryetarin e Partisë Mundësia, Agron Shehaj.
Ka qenë ambasada amerikane që ka zbardhur diskutimet mes tyre, duke vënë theksin te roli i opozitës.
Në reagimin në rrjete sociale, ambasada bën me dije se janë të përkushtuar që të punojnë me udhëheqës nga i gjithë spektri politik për të çuar përpara sigurinë e të dy vendeve.
“E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn u takua me Kryetarin e Partisë Mundësia, Agron Shehaj, për të dëgjuar vizionin e partisë së tij për ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për Shqipërinë.
Biseda e tyre theksoi rolin thelbësor që luan një opozitë aktive në një demokraci të fortë. Ambasada e Shteteve të Bashkuara është e përkushtuar të punojë me udhëheqës nga i gjithë spektri politik për të çuar përpara sigurinë e të dy vendeve tona”, ka shkruar Shehaj.
