AKTUALITET, 6 Korrik 2022, 10:11

Rrezikojnë të humbasin licencën pas një viti, inxhinierët mblidhen në protestë kundër projektligjit të Luljeta Bozos. Opozita: Koncension i pastër

Rrezikojnë të humbasin licencën pas një viti,

Inxhinierët kanë dalë këtë të mërkurë në protestë kundër projektligjit të propozuar nga mazhoranca për Urdhrin e Inxhinierit dhe e kanë quajtur antikushtetues.

Deputetja e PS, Luljeta Bozo ka propozuar një projekt ligj i cili po diskutohet në komisionet parlamentare për të shkuar më pas në Kuvend, Ky projekt ligj kërkon ngritjen e Urdhrit të Inxhinierit, siç është ai i Farmacistëve, Stomatologëve.

Sipas pr ligjit, me miratimin e tij, pas një viti të gjithë inxhinierëve aktualë u bie licenca dhe duhet të rilicencohen tek Urdhri i Inxhinierëve.

Në mbëshetjet të protestuesve ka dalë sot dhe deputeti i PD, Lefter Gështenja, i cili tha se opozita është e vendousr për ta rrëzuar këtë pr.ligj në Kuvend.

Gështenja tha se ai vjen në Parlament si propozim i një deputeti por “s’është normale të shitet si propozim i një deputeti kur është e vërtetueshme se është nismë e qeverisë”

“Me këtë projekt ligj kërkohet ët kapet një ndër institucionet më të rëndësishme, licesnimi inxhinierëve të ndërtimit një nga fushat prioritare të ekonomisë.

Ky nuk është pr ligj për Urdhrin e inxhinierëve por koncension i pastër që i jepet një grupi njerëzit për të licencuar personat juridikë apo fizikë. Këqardhje që s’janë ndërgjegjësuar githë inxhinierët, nëse do e dinin cfarë i pret nëse larg qoftë miratohet ky pr ligjj do ishin këtu”, tha Gështenja.