AKTUALITET, 6 Korrik 2022, 10:10

Samir Mane: Kënaqësia më e madhe, shërbimi për një jetë më të mirë të qytetarëve

Samir Mane: Kënaqësia më e madhe, shërbimi për një

Samir Mane nuk është vetëm një biznesmen i suksesshëm. Përtej kostumit të biznesmenit ai është bashkëshort i dedikuar dhe baba i katër fëmijëve.

Këtë të hënë, Samir Mane u rikthye për herë të dytë në programin “Në Kurthin e Piter Pan”, si i ftuari special i puntatës së fundit të këtij programi kaq të dashur për publikun.

“E pranova me kënaqësi ftesën dhe jam shumë i lumtur që jam prapë me ju”, tha Mane i cili me fëmijët ndau momente nga jeta e tij.

Fëmijët e “Piter Pan” kërkuan të dinin prej biznesmenit për binjakët e tij, por edhe për bashkëshorten, kuai tregoi njohjen me gruan e tij në Vjenë, dhe se sa të lumtur e bënte fakti i të qenit baba i katër fëmijëve.

Ai u pyet nga drejtuesja e emisionit Alketa Vejsiu se përtej biznesit cila është ëndrra më e madhe që ka, diçka që ka shumë dëshirë ta bëjë pas gjithë kësaj rritjeje dhe fuqizimi financiar të kompanive që drejton.

Samir Mane: “Kur njerëzit arrijnë në këtë stad që unë kam, padyshim është krijimi i vlerave për komunitetet që jetojnë. Padyshim qendra të tilla si TEG, QTU apo Green Coast apo gjërat e tjera që ne prodhojmë, kënaqësia më të madhe që marr prej tyre, janë komentet që marr nga njerëzit për ato që kam ndërtuar vetë në shërbim të komuniteteve, në shërbim të një jetë më të mirë të qytetarëve, kjo është ajo kënaqësi që marr më shumë se çdo kënaqësi tjetër” – u shpreh ai.