TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ashtu siç premtoi, kryeministri Edi Rama ka udhëtuar sot drejt Shkodrës në kuadër të një turi falënderues që do të zhvillojë në të gjithë vendin, pas fitores në zgjedhjet lokale të 14 majit.
Rama u pa duke shëtitur në rrugët e qytetit, nën shoqërinë e Benet Becit, i cili fitoi zgjedhjet e të dielës së kaluar, por edhe të Elisa Spiropalit, drejtueses politike të Partisë Socialiste në Shkodër dhe Edona Bilaliy, ministre shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes.
Gjatë vizitës, Rama është takuar me qytetarët, me këshilltarët e rinj socialistë të Këshillit Bashkiak, si dhe ka ndjekur një ndeshje basketbolli. Takimi falënderues do të zhvillohet pasdite në Teatrin Migjeni.
Ndalesën e parë, Rama e bëri pikërisht në Muzeun e Memories, ku i shoqëruar nga kryetari i ri i Bashkisë së Shkodrës Benet Beci, si dhe drejtuesi i institucionit Pjerin Mirdita vizitoi mjediset e brendshme të ish-burgut, ku gjatë viteve të diktaturës janë burgosur e torturuar figura të njohura intelektuale të qytetit verior e më gjerë, mes tyre dhe klerikët At Zef Pëllumbi, Imzot Ernest Çoba, At Benardin Palaj, përfaqësues të tjerë të besimit klerik, si dhe qytetarë të njohur nga Shkodra e më gjerë.