TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-kryeministri, Sali Berisha, ishte i ftuar në një takim me intelektualët në Shkodër, në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 6 marsit.
“Ju keni shumë mendime, ide dhe projekte, të cilat jam i interesuar t’i dëgjoj. Shkodra në çdo aspekt, zotëron një potencial të jashtëzakonshëm.
Detyra më kryesore e atyre që qeverisin është se si të kontribuojnë në zhvillimin, shfrytëzimin e këtyre potencialeve që Shkodra mishëron, duke filluar nga shpirti i qytetarëve të saj deri te brigjet mahnitëse dhe deri te Alpet. Banorët e Shkodrës e meritojnë të kenë një jetesë shumë më të mirë nga kjo që kanë sot.
Ky është një moment i një rëndësie kritike, pasi pas tetë vitesh qeverisje socialiste, vendi u ndodh me një narko-shtet, këtë nuk e them unë, por analistët më seriozë të botës dhe me një pseudo-opozitë pasi kjo po faktohet për mbarë qytetarët.
Kjo e dyta, në një aspekt është edhe më tragjike se e para. Qeveria mund të bëjë zgjedhjet e gabuara, të marrë vendimet e gabuara, por ajo gjithmonë duhet të përballet me një opozitë të vërtetë, që ngjall shpresë për të dalë nga situata.
Tetë vitet faktuan se opozita ishte më shumë në idealet e qytetarëve se në drejtimin e saj. Kjo periudhë merr fund. Ne që jemi këtu, jemi të vërtetë. Ne nuk pranojmë një filozofi të tillë. Ne nuk e pranojmë pseudo-pluralizmin,” tha Berisha.