AKTUALITET, 31 Janar 2022, 10:14

Ministria e Shëndetësisë sërish apel qytetarëve: Pse duhet të vaksinoheni kundër koronavirusit

Ministria e Shëndetësisë sërish apel qytetarëve: Pse

Ministria e Shëndetësisë ka përsëritur apelin për vaksinimin e qytetarëve kundër koronavirusit.

Ajo thekson se vaksina ndihmon që të mos sëmuremi rëndë dhe përgatit sistemin imunitar për të luftuar virusin që shkakton COVID-19.

“Vaksina ndaj COVID 19 ndihmon që të mos sëmuremi rëndë.

Vaksinimi përgatit sistemin imunitar për të luftuar virusin që shkakton COVID 19.

Kjo siguron mbrojtje të fortë kundër sëmundjeve të rënda dhe vdekjes”, thuhet në mesazhin e ministrisë.