AKTUALITET, 31 Janar 2022, 10:58

Primaret/ Bylykbashi: Vendosi vota e demokratit, jo vula e autokratit!

Primaret/ Bylykbashi: Vendosi vota e demokratit, jo vula e autokratit!

Deputeti Oerd Bylykbashi reagoi pas mbylljes së primareve në Partinë Demokratike.

Sipas tij, të dielën vendosi vota e demokratit, jo vula e autokratit.

“Për herë të parë demokratët zgjodhën me votën e tyre kandidatët me të cilët do të përfaqësohen në gjashtë bashkitë në zgjedhjet e 6 Marsit. Suksese kandidatëve që pas vetes në këtë fushatë do të kenë demokratët!”.

Kandidatët e zgjedhur nga primaret pritet të prezantohen sot.

Primaret/ Bylykbashi: Vendosi vota e demokratit, jo vula e autokratit!