TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish-presidenti Bujar Nishani reagoi ndaj deklaratave dhe spekulimeve të deputetit Lulzim Basha se demokratët po bashkëpunojnë me LSI-në.
“Lul Kimiku po akuzon demokratët për bashkëpunim me LSI !!!!!!
Kukulla e Edi Ramës, misionari i shkatërrimit të PD, autori i braktisjes së demokratëve në opozitë për 12 (dymbëdhjetë) vjet mendon se shqiptarët kanë harruar se :
Lul Kimiku u bë Ministër i Brendshëm në 2009 bashkë me votat e LSI!
Lul Pengu u bë Kryetar i Bashkisë së Tiranës në 2011, bashkë me votat e LSI!
Unë nuk e di se cilat forca opozitare do t’i mbështesin kandidatët e Primareve të Partisë Demokratike, por fronti i gjerë opozitar ndaj të keqes në qeverisje është përgjegjësi qytetare.
Faktorët opozitarë janë në partitë politike por edhe jashtë partive.
I rëndësishëm është fakti se opozitarizmi si vlerë, dimension dhe përgjegjësi, u hoq nga xhepi i pengut dhe tashmë është pronë e qytetarëve që duan ndryshimin.
Lul Kimiku ka mbetur veç si vlerë memesh!” shkruan Nishani.