AKTUALITET, 31 Janar 2022, 12:53

Eurobondi/ Meta: Investitorët e huaj kanë më shumë besim në politikat e vendeve të rajonit se sa në Shqipëri

Eurobondi/ Meta: Investitorët e huaj kanë më shumë besim

Presidenti Ilir Meta Ilir Meta në një krahasim me vendet e tjera të rajonit tonë si Serbia dhe Maqedonia e Veriut, thotë se Shqipëria emetoi Eurobondin me afat maturimi dhjetë vjeçar me normë interesi shumë më të lartë.

Sipas kreut të shtetit, ekonomitë e vendeve të rajonit “janë shumë më tërheqëse për investitorët e huaj, të cilët kanë më shumë besim në politikat e qëndrueshme, që po zbatohen në këto shtete krahasuar me Shqipërinë”.

Postimi i plotë:

???????????????? Ekonomitë e vendeve të rajonit janë shumë më tërheqëse për investitorët e huaj, të cilët kanë më shumë besim në politikat e qëndrueshme, që po zbatohen në këto shtete krahasuar me Shqipërinë.

Në vitin 2021, Maqedonia e Veriut emetoi Eurobondin me afat maturimi 10–vjeçar me normë interesi 1.625%, Serbia me normë interesi 1.65%.

Ndërsa Shqipëria me normë interesi 3.75%.