TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjykata e Korçës ka lënë në masën e sigurisë arrest me burg për 56-vjeçarin, Nesti Zhobro, i akuzuar për ngacmim seksual ndaj dy vajzave të mitura.
Dy ditë më parë ky shtetas është arrestuar nga policia pasi ka kryer vepra të turpshme me dy vajza të mitura 7 dhe 8 vjeç.
Dy vajzat e mitura kanë qenë duke luajtur kur 56-vjeçari u është afruar me pretendimin për të luajtur së bashku me to, ndërsa nga dëshmitë e të miturave mësohet se ai ka tentuar t’i prekë në pjesë intime.
Edhe më herët, Nesti Zhobro është denoncuar dhe proceduar në gjendje të lirë për vepra të tilla penale.