AKTUALITET, 5 Mars 2023, 21:20

Berisha çon juristët në KQZ, kërkesë për regjistrimin e PD në zgjedhjet e 14 majit

Berisha çon juristët në KQZ, kërkesë për

Pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar, ish-kryeministri Berisha ka hedhur hapin e radhës në drejtim të zgjedhjeve të 14 majit. 

Zyra e shtypit e PD-së bëri të ditur se dy juristë do të depozitojnë në KQZ dokumentacionin për regjistrimin e Partisë Demokratike në zgjedhje.

“Përfaqësuesit ligjor të Partisë Demokratike në KQZ, Ledio Nuraj dhe Franc Nuri pas pak do të depozitojnë dokumentacionin për regjistrimin e PD-së si subjekt zgjedhor në zgjedhjet lokale të datës 14.05.2023 në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve”, thuhet në njoftimin e zyrës së shtypit të PD-së.

Të njëjtën gjë pritet të bëjë nesër edhe kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj, i cili do të depozitojë kërkesën për regjistrimin e PD-së dhe në fund do të jetë kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve Ilirian Celibashi,i cili do të vendosë se cilën kërkesë do të pranojë.

Dy javë më parë, Celibashi tha se ka vetëm një PD që, nëse do të plotësojë kushtet, do të regjistrohet.

"Kur të paraqitet kërkesa do të vlerësojmë dokumentacionin bashkëshoqërues të kërkesës për regjistrim dhe cilësinë e personave që e paraqesin. Gjykata do të vendosë më datë 3 se cili do të jetë organi udhëheqës për Partinë Demokratike. Kjo është një procedurë e nevojshme dhe nuk lidhet vetëm për procesin e regjistrimit në zgjedhje. Duhet të jetë e qartë se kush është në pikëpamje formale, organ drejtues i asaj partie"-tha Celibashi, ndërsa më datë 3 mars Apeli vendosi të mos njohë vendimin e gjyqtarit Zhukri, duke e rikthyer çështjen në shkallën e parë, që ësht njohje e vulës së PD-së me Lulzim Bashën kryetar.