AKTUALITET, 5 Mars 2023, 20:02

Makina përplas 7-vjeçaren në Durrës, shoferi shoqërohet në komisariat

Makina përplas 7-vjeçaren në Durrës, shoferi
Foto ilustruese

Një aksident është raportuar në Durrës. Një automjet ka përplasur një 7-vjeçare. Bëhet me dije se vajza 7-vjeçare ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Ndërsa shoferi i makinës I.B., 30 vjeç është shoqëruar nga policia në Komisariat.

"Rreth orës 18:40, në lagjen nr.17/1, Durrës, një automjet me drejtues shtetasin I. B., 30 vjeç, ka aksidentuar një fëmij rreth 7 vjeçe, këmbësore, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i automjetit shtetasi I.B, është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor  nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit"-njoftoi policia.