AKTUALITET, 5 Mars 2023, 16:43

"Harami!"/ Jozefina Topalli nxjerr videon e 7 viteve më parë kur injoronte Lulzim Bashën në Sheshin "Skënderbej"

"Harami!"/ Jozefina Topalli nxjerr videon e 7 viteve më parë
Topalli dhe Basha

Jozefina Topalli u largua shumë shpejt nga PD-ja, pasi atë e mori nën drejtim Lulzim Basha. Ish-kryetarja e Kuvendit nuk i kursente kritikat kundër tij si kryetar të PD-së, ndërsa hakmarrja e Bashës për injorimin që i bënte ish-kryetarja e Parlamentit, nuk vonoi, kur në zgjedhjet e 2017 do ta përjashtonte Topallin nga gara për deputete.

Sot Topalli ka kujtuar një nga momentet kur ajo e injoronte totalisht Lulzim Bashën, siç edhe mund të shikohet në pamjet e kapura  rreth 7 vite më parë kur ata këmbehen në Sheshin "Skënderbej".