TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Policia e Devollit aksion për evidentimin e rasteve të lojërave të fatit. Aksioni ka filluar mbrëmjen e sotme në bazë të planit të masave për parandalimin e këtij aktiviteti. Burime bëjnë me dije se kontrollet janë ushtruar në disa lokale në Bilisht.
Forcat blu kanë shoqëruar deri më tani 7 persona, të cilët ushtronin këtë aktivitet të paligjshëm. Ndërkohë që po merren në pyetje dhe do të shihet në vijim nëse do të ketë të arrestuar. Aksioni mësohet se do të vijojë edhe në vazhdim ndërsa pritet informacioni zyrtar nga policia.
Njoftimi:
Devoll/Kontrolle intensive në lokale dhe në ambiente të tjera, në kuadër të operacionit policor të koduar “Basti i fundit”.
Gjatë kësaj faze të zhvilluar nga Komisariati i Policisë Devoll:
2 lokale që i shërbenin kësaj veprimtarie të kundërligjshme, u bllokuan;
6 shtetas që organizonin dhe luanin lojëra fati, u vunë në pranga;
6 celularë, lekë dhe euro që qarkulloheshin nëpërmjet basteve, u sekuestruan.
Në vijim të kontrolleve në ambiente të ndryshme, me fokus parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive të paligjshme në fushën e lojërave të fatit, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll, në kuadër të operacionit “Basti i fundit”, goditën 2 raste të tjera të kësaj fushe, për të cilat u arrestuan në flagrancë shtetasit:
P., 32 vjeç, A. B., 56 vjeç, V. B., 29 vjeç, M. K., 54 vjeç, A. K., 34 vjeç, L. R., 55 vjeç, banues në fshatrat Baban, Devoll dhe Bilisht.
Në vijim të veprimeve procedurale për këto raste, u referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin L. K., 60 vjeç, banues në Bilisht, pasi dyshohet se ka vënë lokalin e tij, në dispozicion të këtij aktiviteti të kundërligjshëm.
Shërbimet e Policisë, në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca informative, si dhe si rezultat i kontrolleve të ushtruara në qytetin e Bilishtit, në lokalet e shtetasve V. B. dhe L. K., konstatuan 6 shtetasit e arrestuar, duke vënë baste sportive përmes celularëve.
Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan 6 celularë, shuma parash në lekë dhe në euro, që dyshohet se shërbenin për vendosjen e basteve sportive.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.