TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike kryetari Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se po bën gjithçka që PD të mos marrë pjesë në votime, por, sipas kreut të PD-së, revolucioni paqësor, jo vetëm që nuk përjashton, por një nga shtyllat më kryesore ka pjesëmarrjen në zgjedhje.
"Ne jemi në një moment shumë të veçantë, jemi në një fushatë elektorale në të cilën Edi Rama bën gjithçka që të mos marrim pjesë në votime, por revolucioni ynë paqësor, jo që nuk përjashton, por një nga shtyllat më kryesore ka zgjedhjet, pjesëmarrjen në zgjedhje. Ne do të bëjmë gjithçka për një fitore të thellë në këto zgjedhje. Anëtarë e simpatizantë tanë, të gjithë e kanë pritur vendimin e Edi Ramës. Natyrisht ka prej tyre që janë mërzitur, ka prej tyre që janë dëshpëruar, por ju garantoj se mbështetësit e PD-së, pas këtij vendimi janë rritur dhe janë shumë më tepër.
Asnjë shqiptar që nuk jeton me veprimtari mafioze, kriminale nuk mund të pranojë një akt të tillë, padrejtësi të tillë, nuk mund të imagjinojnë një vendim të tillë. Ndaj dhe ne në këtë fushatë në të cilën kemi ardhur më të përgatitur se kurrë, me kandidatë të shkëlqyer në mënyrën më transparente kanë muaj që nga dhjetori, duke patur një propagandë të ethshme kundra dhe të manipuluar, por për kandidatët tanë nuk kanë paraqitur dot as objeksionin më të vogël. Sepse tillë ishte transparenca e zgjedhjes së tyre.
Ata janë të gjithë burra e gra që patën guxim të dalin para anëtarësisë, të dalin para qytetarëve, ti nënshtrohen votimit dhe kjo është një premisë shumë e rëndësishme për fitoren tonë. Ndaj dhe në këto kushte, kërkohet nga ne të shumëfishohet mbështetja për kandidatët tanë.
Edi Rama u përpoq që të mos hyjmë në zgjedhje, që t'i bojkotojmë, por ne nuk bojkotojmë as zgjedhjet as Shqipërinë. Ne do t'i qëndrojmë me gjithë forcën tonë, interesit kombëtar, vlerave demokratike"-deklaroi Berisha.