TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-kryeministri Sali Berisha ka zyrtarizuar sot vendimin për të dalë me kandidatë koalicioni në zgjedhjet e 14 majit, për shkak se nuk përdor dot logon dhe vulën e Partisë Demokratike pas vendimit të fundit të Apelit. Pas një mbledhje me kandidatët e Primareve në mesditë, Berisha ka thirrur Këshillin Kombëtar pasdite ku pas dy orësh mbledhje me dyer të mbyllura, është vendosur edhe strategjia që do të ndiqet për zgjedhjet lokale. Pjesë të saj janë zbardhur nga media e pranishme jashtë sallës së mbledhjes.
"Ne sot do do paraqesim në KQZ kërkesën për regjistrimin e PD në zgjedhje sepse kjo bazohet në faktin se nuk është në fuqi vendimi gjykates dhe ata (grupimi Bashes) sipas kodit zgjedhor nuk mund te regjistrohen. “Brava” ka dhënë dorëheqjen dhe e ka mbajtur peng Rama, dhe nesër ai do të shkojë në gjykatë dhe do të pranojë që ka dhënë dorëheqjen. Neser ai cakton Alibeajn si kryetar. Kjo s'ka bazë ligjore.
Basha
Qellimi me madhor ishte bashkimi. Basha ishte peng. Edhe sot mund ti çohet dosja nga e para per larje parash.Nga 720 mije dollare vetem 25 mije dollare kane hyre në arkë të PD-së. Ne s’mund të gjejmë burimin por ai transaksion nuk eshte bërë legal nga arka dhe kontot bankare të PD. Auditi ka dorezuar raportin para 2-3 ditesh.
Alibeaj
Kur hyra në seli i pari qe kam takuar ishte ai. U perpoqa por njesoj…Tani gjërat do të marrin vendin e vet. çdo kandidat i tyre është i Ramës. E ka shprehur në mënyrë të turpshme kandidati Dibres që e kemi pas kryetar partie prej vitesh, ai ka thene se “duhet t’i dëmtojmë në zgjedhje”.
Ftesa
Përveç Bashës dhe Alibeajt që s’do kenë vend ne PD se janë bërë vegla të Ramës, kushdo që do të afrohet ne e mirëpresim pa hezitim. çdo njeri do ketë të drejtë të doje ose jo kryetarin e Partisë, ne të tillë do mbetemi. Ne statut kemi vendos fraksionet. Por ata të dy u përdorën në shkallë ekstreme. Avokati i tyre tha në gjykatë, “ jo, ne nuk kemi qenë palë”.
Porosia
Aleancat lokale janë të autorizuara. Një porosi u dhashë kandidatëve: “Ju jeni kandidatët e qytetarëve, respektojini, degjojeni qytetarin. I pari është qytetari”.