AKTUALITET, 12 Prill 2022, 13:54

Përplasja në mbledhjen e grupit parlamentar/ Si i përgjigjet Alibeaj akuzave të Berishës

Përplasja në mbledhjen e grupit parlamentar/ Si i përgjigjet

Grupit i PD ka zhvilluar këtë martë mbledhjen e thirrur nga kreu i Grupit të PD, Enkelejd Alibeaj.

Mësohet se që në nisje të këtij takimi, ish-kryeministri Sali Berisha ka kërkuar dorëheqjen e Alibeajt.

“Rishiko pozicionin sepse ti punon kundër PD për interes të Bashës i cili kontrollohet nga Rama”, ka thënë Berisha, duke shtuar:

“Përbashkimi i PD-së ka patur vështirësi por ekziston një vullnet i gjerë, si në bazë, si te deputetët për të zhbërë për një periudhë të shkurtër përçarjen por po ju them në këtë kontekst u shpreh publikisht se ne e pranojmë kryetarin e grupit edhe pse në 11 dhjetor është i shkarkuar nga detyra.

Duheshin bërë hapa në këtë drejtim. Por një njeri që dha dorëheqjen, iku dhe pasoi një zinxhir ngjarjesh. Ai mbart me vete të vërteta të hidhura si dosjen ruse psh. Unë e kam mohuar vetë por dolën gabim të dhënat që kisha unë.

Por ka edhe një gjë tjetër. Pa asnjë tager Alibeaj padit PD-në në gjykatë. Padit një proces që demokratët e kanë pranuar. Yuri kim ka bërë presion në gjykatë” – tha Berisha.

Kreu i grupit të PD Enkelejd Alibeaj i është përgjigjur Berishës.

“Kam shumë respekt për ju doktor. Por në cilësinë time duhet që ta apeloja vendimin e gjykatës. Unë nuk e kam bërë në titull personal ankimin. Vendimi i gjykatës mendoj se është i paligjshëm, kur të flasë Apeli do e pranoj i pari.”