AKTUALITET, 19 Prill 2023, 19:48

Berisha akuzon Ramën: Do sjellë punëtorë nga Bangladeshi për trafik qeniesh njerëzore

Berisha akuzon Ramën: Do sjellë punëtorë nga Bangladeshi

Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar sot kryeministrin Edi Rama se shfrytëzuar shqiptarët dhe vendin në mënyrë të pashpirt për interesat e tyre.

Nga Maliqi, ku prezantoi kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Alfred Gega, Berisha u ndal tek largimi masiv i shqiptarëve nga vendi, teksa komentoi deklaratat e qeverisë për sjelljen e fuqisë punëtore nga Bangladeshi e Sri Lanka, të cilët tha se po sillen në vend për qëllime të trafikut të qenieve njerëzore dhe jo për të punuar.

“Do shpëtojë shqiptarët nga pushteti i atyre që e përdorën në mënyrë të shfrenuar për interesat e tij, për mashtrimin e vjedhjen tuaj, për përzënien tuaj nga vatrat dhe sot të pashpirt e të pangopur, pasi kanë përzënë 1 mln shqiptarë deklarojnë se do sjellin punëtorë nga Sri Lanka e Bangladeshi, edhe këta ju garantoj për trafik të qenieve njerëzore jo për të punuar. Këto zgjedhje janë zgjedhjet e jetës sonë. Sot jemi kombi që braktisim më shumë vendin”, tha ai.