TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se gjykatëses, Matilda Fetau e cila liroi ish-ministrin Saimir Tahiri iu bë vettingu me urgjencë.
Me anë të një postimi në Facebook, Berisha thekson se me urdhër të Ramës gjykatëses që mbante prej 5 muajsh kërkesën e Tahirit për lirim iu bë vettingu dhe më pas mori vendimin për ta liruar ish ministrin.
Sipas tij, “ky është turp-vetingu që nuk e ka asnjë vend në botë!!”
Postimi i plotë:
Veting për lirim!
Këtij i thonë turp-veting!
Me urdhër të Ramës gjykatëses që mbante prej 5 muajsh kërkesën e Tahirit për lirim, ju bë vetingu me urgjencë dhe ajo ‘të paça e të pritsha’ menjëherë mori vendimin për lirimin e Tahirit nga burgu.
Ky është turp-vetingu që nuk e ka asnjë vend në botë!!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital!
*****
Gjykatëses ju be veting
Doktor gjyqtarja e Elbasanit e ka mbajtur 5 muaj ne dore dosjen e Tahirit dhe vendimin e ka dhënë 3 dite pasi kaloi Vetting-un! Dhe KPK vendimin e ka dhene brenda ditës se gjykimit ndërkohë qe per te tjeret KPK vendimin e jep pas 1 muaji! Ju prsh!