TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Deputeti i Partisë Demokratike Arbi Agalliu, ka reaguar përmes një postimi në facebook në lidhje me raportin e Eurostat, ku Shqipëria renditet e fundit për të ardhurat për frymë dhe konsumin.
Shkaktarët kryesorë për këtë Agallliu nënvizon se janë politikat qeverisëse.
Deputeti i PD-së thekson gjithashtu se renditja do të vijojë e tillë për aq kohë sa nuk ka politika qeverisëse të cilat bazohen mbi zhvillimin e qëndrueshëm, liberalizimin e tregjeve, larg klientelizmit e mbi të gjitha një administratë e pa korrputuar.
“Shqipëria renditet e fundit në Europë për të ardhurat për frymë dhe konsumin.
Të dhënat e publikuara nga Eurostat tregojnë edhe njëherë relatitetin shqiptar. Edhe me vendet e rajonit diferenca është e konsiderueshme.
E tille do të vijoj të jetë renditja për aq kohë sa nuk ka politika qeverisëse të cilat bazohen mbi zhvillimin e qëndrueshëm, liberalizimin e tregjeve, larg klientelizmit e mbi të gjitha një administratë e pa korrputuar”, tha Agalliu.