AKTUALITET, 14 Tetor 2025, 11:26

Batutat/ Deputeti i PD, ironi te 'Ligjet': Ku është Kryeministri se na mori malli, ta puthim njëherë! Ish-ministri: Edhe nëse vjen, ti nuk e arrin dot

Batutat/  Deputeti i PD, ironi te 'Ligjet': Ku është

Deputeti i PD-së, Samir Korreshi ka ironizuar tek “Ligjet”, teksa u shpreh se kryeministri Edi Rama s’është paraqitur ndonjëherë në Komision.

“Ta puthim se na mori malli o burrë i dheut”, u shpreh ai teksa iu drejtua kryetarit të Komisionit dhe ish-ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja.

“Ore mqs na ka marrë malli për atë kryeministrin nuk e kemi parë ndonjëherë, nuk e kemi, ta puthim se na mori malli o burrë i dheut. Duke qenë se kryeministri…”, tha deputeti demokrat.

“Ju lutem, se edhe po erdhi ai, ti nuk e mbërrin dot”, iu përgjigj kreu i Komisionit.

” O shoku Ulsi, ai Kryeministri nuk vjen këtu, po e ndërroj pyetje. Por tek ASHK ka një kullë roje që po na fut frikën. E kishe ti më përpara kullën, por ti si bëje dot gjë. Nuk ia qëllove dot kullës, lëri këto o Sajmir, kullën e rojës shikoni ju se nuk po ju ndahen ato pa një 500 nga ato të hollat, leftat”, shtoi Korreshi.