TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Policia e Tiranës ka vënë në pranga Aldo (Elidon) Avdylajn, nipin e Astrit Avdylajt, një emër i njohur për autoritetet ligjzbatuese.
Avdylaj ishte shpallur në kërkim për përfshirje në organizimin e atentatit ndaj Edmir Bregut.
Arrestimi është kryer pas një operacioni të mirëkoordinuar në kryeqytet, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje të mëtejshme mbi rrethanat e kapjes apo rolin konkret të Avdylajt në planifikimin e atentatit.
Forcat Operacionale kanë arrestuar Aldo Avdylajn në Tiranë, i cili betohej se 'vras 10 vete nese me thua ti'. Ai ishte shpallur në kërkim pas operacionit të SPAK ku u godit grupi i Rrumit të Shijakut dhe të Avdylajve.
Ai akuzohet si organizator dhe bashkëdrejtues i grupit kriminal që ekzekutoi Ermir Bregun në vitin 2021 në Durrës. Ai ishte fshehur në një apartament pranë Kopshtit Zoologjik.
Ai del në përgjime ku thotë: Unë vras 10 vetë nëse thua ti.
Sipas hetimeve të SPAK, kjo ngjarje dyshohet të jetë një vrasje për hakmarrje, me lidhje të drejtpërdrejta me grupin e njohur të Avdylajve.
Motivi i vrasjes vjen pas një përplasjeje të fortë mes grupeve kriminale. Nipi i Astrit Avdylit, Aldo Avdyli, ishte vendosur më herët në shënjestër për t’u eliminuar dhe dyshohet se pas kësaj qëndronte vetë Edmir Bregu.
Në shenjë hakmarrjeje, Astrit Avdyli, një emër i njohur i botës së krimit që ka dalë edhe në përgjime me ish-kryebashkiakun Vangjush Dako, ka urdhëruar eliminimin e Bregut.
Në këtë skemë, sipas SPAK, Enea Kume ka luajtur rolin e informatorit të grupit kriminal. Ai dyshohet se ka dhënë informacion për lëvizjet e Edmir Bregut, duke ndihmuar në përgatitjen dhe realizimin e atentatit. Për këtë arsye, ai është arrestuar si i përfshirë në një grup të strukturuar kriminal, që vepronte me qëllim eliminimin fizik të kundërshtarëve.
Për ekzekutimin e Bregut, rolin e vrasësit dyshohet ta ketë pasur Alfred Doka, i cili besohet se ka vepruar kundrejt një pagese.
Akuzat e ngritura nga SPAK ndaj tij:
a. “Vrasje me paramendim”, kryer per hakmarrje, në dëm të shtetasit E.B alias I. K në datën 24.01.2021 në qytetin e Durresit, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit te strukturuar kriminal dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 78/2, 28/4 dhe 334 paragrafi i dytë të Kodit Penal.
b. “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit atë të grupit te strukturuar kriminal dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 278/1, 28/4 dhe 334 paragrafi i parë të Kodit Penal.
c. “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/1 i Kodit Penal