TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Nezir Kraki, në një lidhje me studion e emisionit “Të Paekspozuarit” në MCN TV u shpreh optimist për rezultatin e arritur nga partia në pushtet, Vetëvendosje që drejtohet nga kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.
Ai tha se VV ka marrë rezultat më të mirë se në vitin 2021 dhe pas balotazhit ata do të jenë fitues.
Pjesë nga biseda
Nezir Kraki: Nëse krahasojmë këtë rezultat me zgjedhjet lokale të vitit 2021, kemi dalë shumë më mirë. Kemi 4 qytete të fituara pa balotazh. Në 11 të tjera jemi në garë. Minimumi 6 nga ato jemi favoritë. Rezultati është i mirë, sidomos gjasat reale ta fitojmë Mitrovicën. Të marrim Pejën dhe Prishtinën, qytete strategjike me rëndësi. Por ne jemi fitues.
Në shtrirje në Kosovë, kemi konsoliduar votën, prezenca e Vetëvendosjes me partner, është konsoliduar, me një lloj homogjeniteti, nuk jemi të rajonalizuar si PDK dhe AAK.
Me votat e diasporës në Prishtinë pritet të ngushtohet diferenca apo të ndryshojë.
Enton Abilekaj: Në votë kombëtare, Vetëvendosje është afër LDK, nuk është forcë e parë. Vetëvendosja nuk është ajo forca e parë që pamë në 2021 dhe në zgjedhjet e shkurtit.
Mentor Nazarko: Neziri ka të drejtë që Mitrovica dhe Peja janë rezultate shumë të mira.
Nezir Kraki: Ne kemi katër komuna të fituara dhe në 11 të tjera jemi potencialisht, 15 nëse i fitojmë të gjitha betejat në balotazh. Janë thuajse gjysmat e komunave, jashtë atyre serbe. Presim të marrim Prishtinën, Mitrovicën, Pejën.