TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gazetari Andi Tela debatoi gjatë emisionit Të Paekspozuarit, me sipërmarrësin Dritan Gremi, i cili kërkon të kandidojë si i pavarur në Tiranë, por deklaroi se e di që nuk fiton.
Pjesë nga debati
Tela: Zoti Gremi, kur po fliste më parë, tha se është e sigurt që unë nuk do t’i fitoj zgjedhjet dhe është i qartë. Pyetja është pse kandidon kur është e qartë se nuk i fiton zgjedhjet? Kur programi që keni bërë për 5 ditë nuk besoj se është programi i rrugës së Bogdanëve ku jetoni, por për gjithë Tiranën. Pra çfarë sensi ka garimi kur nuk fitoni?
Rakipi: Fakti që flet për parkingjet, dhe për të njëjtën gjë flet edhe Binaj dhe jo për oligarkët.
Gremi: Në fakt nëse Binaj ka folur për parkingjet, bravo i qoftë.
Rakipi: Po nuk do të marrësh asnjë votë.
Gremi: Po nuk do të vdes për bukë. Unë kam punët e mia. Unë një standard do ta vendos. Standardi do të jetë një kontratë me 2, 5, 7 pika të nënshkruara me qytetarët kur kandidati që ka fituar zgjedhjet të ketë qëndrim serioz dhe t’i tërhiqet veshi gjithë mandatit për punët që bën.
Tela: Çdo kandidati i kërkohet llogari.
Gremi: Erion Veliaj kishte bërë kontratë me qytetarët? Fare. Më thuaj një kontratë që ka firmosur? E kishte firmosur Basha?
Tela: Çdo parti politike e bën këtë.
Gremi: Te zgjedhjet e kaluara PS kishte nënshkruar kontratë?
Tela: Patjetër, do të na fuste në BE. Të gjithë e kanë një kontratë. Edhe zonja Manastirliu, edhe pse nuk kemi një datë zgjedhjesh, çdo ditë del dhe ka kontratë me çdo qytetar.
Gremi: Jo domosdoshmërisht dikush duhet të ketë dikë nga mbrapa. Jo nuk kam askënd, kam veten time dhe idetë e mia. Sot me rrjetet sociale bën gjithçka. Me 50 euro dita e çon fjalën tënde kudo.