AKTUALITET, 13 Tetor 2025, 23:16

Marrëveshja për Gazën, Nazarko: Trump fitoi me logjikën e biznesit, pas tij janë dhëndri dhe Toni Bler

Marrëveshja për Gazën, Nazarko: Trump fitoi me logjikën e

Analisti Mentor Nazarko, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, deklaroi se marrëveshja e arritur me Izraelit dhe Hamasit do të jetë e qëndrueshme. Sipas tij, presidenti Trump fitoi me logjikën e biznesit që po e bën kudo dhe dy njerëzit që qëndrojnë pas tij janë dhëndri dhe ish-kryeministri britanik, Blair.

“Këtu qëndron madhështia e kësaj presidence, që mund të jetë metaforë që nuk u arrit për 3000 vjet, por që ka shumë gjëra që e bëjnë të qëndrueshme. Një gazetë iraniane pranon dështimin e Iranit në Gaza se thotë se Gaza u shkatërua, Irani humbi kontrollin dhe nuk është në shumë pika të konfliktit. Në politikën ndërkombëtare ajo që duket arritje e madhe në afat të shkurtër është dështim në afat të mesëm. Trumpi fitoi me logjikën e biznesit që po e bën kudo. Dy njerëzit që qëndrojnë pas mobilizimit janë Jared Kushner, dhëndri dhe Tony Blair. Është rritje dhe fuqizim i roli ndërkombëtar të SHBA-ve.

Trumpi u tha izraelitëve që të bëjnë marrëveshje me Iranin, pra duket që lobi i Iranit në SHBA ka lobuar për arritjen e kësaj marrëveshjeje”- tha Nazarko.