AKTUALITET, 11 Shkurt 2022, 20:57

Ishte shpallur në kërkim nga familjarët, gjendet i vdekur në rrugë burri në Tiranë, dyshohet se…

Ishte shpallur në kërkim nga familjarët, gjendet i vdekur në

Një person, i cili kishte humbur kontaktet me familjarët është gjetur pasditen e sotme pa shenja jete në rrugën "Mustafa Lita" në Tiranë.

Dyshimet janë se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale ndërkohë që grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

“Më datë 11.02.2022, në rrugën “Mustafa Lita”, në rrugë, është gjetur nga kalimtarët, pa shenja jete, shtetasi L. L., i cili sot është shpallur në kërkim për largim nga banesa.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanava të ngjarjes”, njofton policia.