TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kreu i PD Lulzim Basha e ka mbyllur me një mesazh të fortë fjalën e tij në aktivitetin e zhvilluar në përkujtim të 31-vjetorit të Lëvizjes Studentore, që rrëzoi regjimin komunist. Përpara demokratëve Basha u betua se PD do të qëndrojë e fortë dhe e bashkuar. Lideri i demokratëve u shpreh se PD do jetë e fortë dhe e bashkuar që të përmbushë misionin e dhjetoristëve të vitit 1990.
“Në këtë 8 dhjetor betohem se PD është në këmbë e fortë, ka ditur dhe do dijë të qëndrojë në këmbë e fortë e bashkuar sepse ne kemi një misionin, lirinë demokracinë si gjithë Evropa e kemi marrë nga dhjetoristët dhe se dorëzojmë derisa ta bëjmë realitet”, tha Basha mes të tjerash.
Në Ditën e Rinisë, kryetari i Partisë Demokratike ka kërkuar falje ndaj të gjithë shqiptarëve për atë pjesë të përgjegjësisë “që i kanë mundësuar këtij regjimi ta kthejë Shqipërinë në shumë aspekte në dimensoinin e vuajtjes aty ku ishte 31 viite më parë”.
“Pra të kërkojmë falje, dhe e kërkoj sot faljen si kryetari i PD, në emër të PD, për të gjitha ato përgjegjësitë tonat, gabimet tonat e pse jo dhe fajet tonat që i kanë mundësuar këtij regjimi ta kthejë Shqipërinë në shumë aspekte në dimensionin e vuajtjes, aty ku ishte 31 vite më parë”.