AKTUALITET, 8 Dhjetor 2021, 12:42

Homazhe në shtatoren e Azem Hajdarit/ Fatmira Hajdari shfaqet krah Sali Berishës

Homazhe në shtatoren e Azem Hajdarit/ Fatmira Hajdari shfaqet krah Sali

Fatmira Hajdari, bashkëshortja e ish-liderit të demokracisë, Azem Hajdarit ka zgjedhur ti bashkohet organizimit të ish-kryeministrit Sali Berisha në Qytetin Studenti.

Gjatë këtij aktiviteti Fatmira Hajdari shoqërohej nga djali i saj i vogël.

Në fotot e publikuara shihet momenti kur Fatmira Hajdari dhe djali i saj takohen me ish-kryeministrin Sali Berisha, pranë sheshit ‘Liria’, aty ku ndodhet edhe busti i Azem Hajdarit.

Gjatë fjalimit të tij Berisha tha se:

Djali zemërluan Azem Hajdari, ndau historinë, epokat, shkallmoi dyert e mbyllura të lirisë për Shqipërinë dhe shqiptarët. Ata që nisinë këtë revolucion, Azem Hajdari që i pritu atij me guxim të jashtëzakonshëm firmosën një nga faqet më të ndritura të lirisë së kombit. Lëvizja Studentore e Dhjetorit ’90.

Betejat e Dhjetorit ishin të pabarabarta. Në një anë studentët, të armatosur vetëm me guximin e tyre, vizionin dhe idealet dhe në anën tjetër tanket dhe terrori i policisë sekrete shqiptare. Këtu nisi beteja që më pas do të shndërrohej në një uragan dhe që më pas do të ngrinte strukturat e PD-së.

Homazhe në shtatoren e Azem Hajdarit/ Fatmira Hajdari shfaqet krah Sali

Homazhe në shtatoren e Azem Hajdarit/ Fatmira Hajdari shfaqet krah Sali