TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti Ilir Meta teksa bëri homazhe pranë shtatores së Azem Hajdarit, në kuadër të ditës së Rinisë, nuk i shpëtoi pyetjeve të gazetarëve për atë çka ndodh brenda PD-së.
Duke iu shmangur përgjigjes, kreu i shtetit nënvizoi faktin se e rëndësishme është që vendi të kthehet në shinat e duhura.
Pyetja: Meqë sot jemi 31 vite nga lëvizje e dhjetorit. Si e shihni ju si president ndarjen e PD sot, që ka qenë edhe gur themeli i demokracisë?
Meta: Nuk jam këtu për t’u marrë me çështje të tilla. E rëndësishme është liria, demokracia, pluralizmi politik të kthehen në shinat e duhura, së bashku me të ardhmen europiane.
Vota e lirë, gjthëpërfshirja mbeten vendimtare në këtë proces. Në fund fare, liri demokraci. Jo më vonë por tani! (Tha në fund, duke bërë me dy gishta).