TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Edi Rama ndryshoi drejtuesit e 7 ministrive të kabinetit të tij gjatë takimit të Asamblesë së PS-së të së hënën. Kjo lëvizje e shefit të mazhorancës për politologët Afrim Krasniqi dhe Ilir Kalemaj lexohet si një vendim i ardhur për shkak të akuzave të cilat rëndojnë ndaj qeverisë së tij.
Për largimin e ministres në ministrinë e jashtme, të bujqësisë dhe të shëndetësisë, analistët mendojnë se Rama nuk kishte zgjidhje tjetër përveçse t’i largonte nga vëmendja politike dhe publike, raporton A2cnn. Emrat e rinj në qeveri, për Krasniqin dhe Kalemaj nuk lidhen me kontributin, por janë në formën e shpërblimit për besnikërinë e tyre ndaj Kryeministrit. Rama 3 në dy vjeçarin e fundit nuk shihet si lobim i grupeve brenda PS.
Në vendimin e tij për të ndryshuar 40% të kabinetit qeveritar, Rama kishte mendua që dy ministër, Kushin dhe Ikonomin t’i çonte me detyrë në parti, ndërsa Xhaçka dhe Bilali do të shërbejnë si deputete të selisë rozë, nga ana tjetër për një nga bashkëpunëtorët e tij, Frida Krifcën tashmë janë mbyllur dyert e qeverisë dhe të parlamentit.