TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ministrja e Jashtme e Danimarkës, Marie Bjerre në konferecnë e përbashkët me kryeministrin Rama dhe komisioneren Marta Kos tha se “Shqipëria i përket BE”.
Zyrtarja e larte daneze tha se “e inkurajoj Shqipërinë që të nxitë dialog politik”, ndersa thekso se, “zgjerimi është përparësi e presidencës daneze”.
“Kjo është një shpejtësi rekord, ky gur kilometrik shërben si njohje të punës që ka bërë Shqipëria.
Raporti i zgjerimit tregon se Shqipëria po ec përpara sidomos në luftën kundër korrupsionit.
Hapi tjetër është përmbushja e piketave të tjera. E inkurajoj Shqipërinë që të nxitë dialog politik, zgjerimi është përparësi e presidencës daneze. Ne sot po japim një tjetër rezultat.
Jam e sigurt se anëtarësimi do të arrihet në një kohë të afërt. Shqipëria i përket Bashkimit Evropian”, tha Bjerre.